LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj një zyrtari të komunës së Ranillugut

Aktakuzë ndaj një zyrtari të komunës së Ranillugut

Në Prokurorinë Themelore në Gjilan, nga Departamenti i Përgjithshëm, është ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit D.P., në drejtim të veprës penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’.

“Sipas aktakuzës, nga muaji maj deri në muajin korrik të këtij viti, i pandehuri D.P., në cilësinë e personit zyrtar në komunën e Ranillugut, në vazhdimësi nuk i’u është bindur aktvendimeve të plotfuqishme të Gjykatës Themelore në Gjilan dhe Gjykatës së Apelit në Prishtinë, në atë mënyrë që duke mos ekzekutuar ato vendime, i kishte dëmtuar 18 (tetëmbëdhjetë) punëtorë të arsimit në këtë komunë.

Sipas aktvendimit të gjykatës së shkallës së dytë, të dëmtuarit kishin fituar kontestin, që të vazhdonin të jenë në marrëdhënie pune si punëtorë të arsimit, mirëpo i pandehuri duke mos ekzekutuar këtë aktvendim, i kishte dëmtuar të njëjtit, pasi që ata nuk i gëzonin të drejtat e tyre, të cilat i’u ishin vërtetuar nga kjo gjykatë”, thuhet në njoftim.


Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’, nga neni 401 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori