Aktakuzat e dobëta të ngritura nga Prokuroria, bëjnë që shumë prej rasteve të korrupsionit në Kosovë të mbeten të pandëshkuara. Këtë vlerësim e japin aktorë të sistemit të drejtësisë, të cilët kritika kanë edhe për punën e Gjykatave.
Në vetëm nëntë muajt e fundit, të paktën në tri raste të korrupsionit të profilit të lartë, Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur aktgjykime liruese.
E gjithë kjo, sipas ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, ndodhë për shkak të aktakuzave të dobëta të Prokurorisë.
“Në drejtësi vlen një parim. Për fakte të cilat shkojnë në dëm të të pandehurit, edhe nëse Gjykata 99% i ka vërtetuar, konsiderohet se është fakt i pavërtetuar. Por, tash e kundërta. Prokuroria, me keqardhje po e them mirëpo niset dhe ngritë aktakuza me këtë matematikën e kundërt, 99.9% nuk e ka provu dhe me atë 0.1% shkon dhe e ngritë çështjen në gjykatë”, ka thënë Fejzullah Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Supreme.
Këto veprime, profesori Hasani thotë se mund t’i kushtojnë financiarisht shtetit në një të ardhme të afërt.
“Ne nuk jemi akoma anëtarë të Këshillit të Evropës, mirëpo jemi në proces. Ju do të jeni dëshmitar, do ta shihni se çfarë dëmesh do t’i shkaktojnë akuzat e tilla shtetit të Kosovës në aspektin financiar, sa do të ketë tagër të vështirë të mbulueshëm financiar nëse vazhdon me këtë lloj qasje dhe mungesë të llogaridhënies”, shtoi Hasani.
Në rastet e korrupsionit, nga GLPS thonë se ekziston edhe një problematikë tjetër.
“Edhe kur kemi aktgjykime të cilat nxjirren për rastet e korrupsionit e vërejmë që edhe në rastet kur dënohen kryesit e këtyre veprave penale, dënimet janë tejet të ulta, e poashtu e kemi vërejtur që mungojnë edhe dënimet plotësuese të cilat parashihen edhe me Kodin e Procedurës Penale”, është shprehur Liridon Salihi nga GLPS.
Në disa raporte vendore dhe ndërkombëtare, Prokurorive dhe Gjykatave u është kërkuar që t’i identifikojnë shkaqet e vonesave në trajtimin e këtyre rasteve dhe t’i korrigjojnë ato./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Më dënojnë nganjëherë por mos u mërzitni ju” - Kurti flet për gjobën e gjykatës dhe diskutimet për formimin e qeverisë

Katër gëzhoja në vendin e vrasjes së rreshterit, kryeprokurori: Nuk ka të bëjë me grabitje - mund të ketë qenë e planifikuar

Avokati Misetiq kritikon procesin dyvjeçar të gjykimit: Provat janë tejet të dobëta, Thaçit iu mor shumë jetë

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Vrasja në Kaçanik, prokuroria jep detaje: Dy persona me kapele dyshohet se e kanë kryer krimin, deri më tani nuk ka të arrestuar

PDK e gatshme të formoi Qeverinë në krye me Bedri Hamzën, nëse LVV nuk arrin shumicën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje