Fëmija të cilit ky çift fisnik do t’ia ndryshoj jetën, do t’i nënshtrohet një operacioni në kurriz, pas së cilit mjekët shpresojnë se ai do të lëvizë.

Çifti anglez, me zemër të madhe e bujare, kishte formuar fondin Abigail përmes të cilit i kanë mbledhur 26 mijë euro (22.5 mijë funta). Fondi u krijua meqë trajtimi i parë i qelizave staminale, i kryer në Kinë, nuk i ndihmoi vajzës. Me paratë nga donacionet ata është dashur të paguajnë një tretman të dytë në SHBA, por mjekët kanë paralajmëruar se është e pamundur ta ngadalësojnë sëmundjen, nga e cila Abigail tashmë humbi aftësinë për lëvizjes, ndërsa shqisat nuk i funksionojnë si më parë.


"Nuk është e drejtë që në llogaritë tona bankare të jenë 22.5 mijë funte për ilaçin që kurrë nuk do të gjendet, kur një fëmije tjetër i duhet operacioni”, ka thënë babai i vajzës. /Telegrafi/