‘Let’s Do It Kosova’ dhe ‘Kawa Group’ kanë organizuar një aksion pastrimi në Suharekë, nga ku janë larguar qindra thasë me mbeturina.
Dhjetëra vullnetarë, duke nisur nga ora 11:00 kanë pastruar dy lokacione – njëri afër Stacionit të Autobusëve, ndërsa tjetri në ‘Qafë t’Duhlës’. Kompania ‘Kawa Group’ ka ofruar makinerinë e saj për largimin e mbeturinave që u grumbulluan sot.
Në aksionin e sotëm mori pjesë ministrja e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, kandidatët për kryetar të kësaj komune, që do të përballen në balotazhin e 19 nëntorit – Bali Muharremaj nga AAK dhe Sali Asllanaj nga LDK.
Besnik Shabiu nga ‘Let’s Do It Kosova’ tha se aksioni i sotëm ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për mos hedhjen e mbeturinave vend e pavend.
Nga kompania ‘Kawa Group’ thanë se do të vazhdojnë të jenë mbështetës tradicional të ‘Let’s Do It Kosova’, meqë qëllim kryesor është ngritja e vetëdijes së qytetarëve për ambientin.
Ndërsa, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor tha se aksionet e tilla duhet të vazhdojnë, sepse Kosova e meriton një ambient më të mirë.
Ajo premtoi se ministria do të bashkëpunojë me organizata, në mënyrë që të gjithë akterët të marrin përgjegjësitë që kanë karshi mjedisit.
‘Let’s Do It Kosova’ edhe më tej ju bën thirrje qytetarëve që në mënyrë masive të marrin pjesë në aksione të tilla të pastrimit, në mënyrë që të largohen mbeturinat e shumta dhe të rritet vetëdija për mbrojtje të mjedisit.
‘Let’s Do It Kosova’ shpreson se përveç me kompaninë “Kawa Group”, të krijojë bashkëpunim edhe me kompani të tjera, të cilat mund të ofrojnë kontributin e tyre për mbrojtjen e mjedisit. Nga përvojat e deritanishme, një bashkëpunim i tillë ka dhënë rezultat mjaft të mirë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës