LAJMI I FUNDIT:

Aksionet e fshehta si metodë e realizimit të qëllimeve politike në politikën e jashtme të Serbisë

“Duke shkaktuar dhe menaxhuar kriza” është shprehje përmes së cilës mundë të përkufizohen të gjitha mënyrat e deritanishme të zhvillimit të aksioneve të fshehta që nga antikiteti e deri më sot. Edhe pse gjatë shekujve ato janë rafinuar e përpunuar, thelbi i tyre mbetet po ai për të cilën edhe filluan të organizohen këto aksione. Historia ka vërtetuar se shikuar nga prizmi cost-benefit, këto aksione po patën sukses kanë kosto shumë të vogël e përfitim të madh, dhe po ashtu, edhe nëse dështojnë humbjet janë shumë më të vogla në krahasim me ato që do të shkaktoheshin nga ndërmarrja e aksioneve ushtarake. Prandaj duke i pasur parasysh këto, shumë udhëheqës (politik e ushtarak) të zot, kanë hequr dorë nga përdorimi i forcës ushtarake për të arritur qëllime politike, dhe kanë aplikuar metodën e aksioneve të fshehta. Sinonim i aksioneve të fshehta është “Kali i Trojës”, aksion ky që rezultoi në pushtimin e qytetit të Trojës, pas dhjet vjet përpjekjesh ushtarake.

Aksionin e fshehët (apo ndryshe luftën speciale) si metodë për arritjen e qëllimeve politike, në literaturë, për herë të parë hasim në librin “Arti i luftës” të shkruar nga kinezi Sun Xu në mes të shekullit IVdhe III p.e.r.. Ndonse libri “Arti i luftës” është një doktrinë mbi mënyrën e zhvillimit të luftës, një pjesë e konsideruar e tij i kushtohet aksioneve të fshehta, apo më mirë të themi, sipas Sun Xusë, aksioni i fshehët është pjesë e pandashme, e në të shumtën e rasteve, duhet të ju parapri aksioneve ushtarake. Dhe për të rrumbullakuar konstatimet e kinezit gjenial, mundë të themi se ai porosit udhëheqësit shtetërorë dhe ushtarak që ta shmangin luftën, atë ta zhvillojnë vetëm për nevoja ekstreme dhe përparësi t’i ipet aksionit të fshehët. Në një nga versetet e librit të tij ai porositë: “T’i mbërrish njëqind fitore në njëqind beteja, nuk është kulmi i zotësisë, por të mundësh armikun pa asnjë betejë është kulmi i zotësisë…Kush e njeh mirë artin e luftës, ai di të mposhtë ushtrinë armike pa betejë. Pushton qytetet armike pa i rrethuar dhe përmbysur një shtet pa operacione të gjata”


Aksioni i fshehtë

Aksioni i fshehët në literaturën perëndimore konsiderohet si “proces i veprimeve të operacioneve të fshehta (operacioneve subversive), përmes të cilave ndikohet në një qeveri që ajo të futet në rrjedhat e gabuara në fushat politike, ekonomik, ushtarake, kulturore, shkencore etj”. Si karakteristikë kryesore e aksionit të fshehët është që roli i shtetit organizator të jetë i padukshëm dhe të lihet jashtë çdo përgjegjësie. Dhe për këtë qëllim, në kuadër të këtyre aksioneve, pjesa më e madhe e operacioneve koordinohen dhe realizohen nga shërbimet e zbulimit.

Për t’i shkaktuar dhe menaxhuar krizat kundër një shteti të caktuar, Shërbimi i Zbulimit në koordinim me Ministrin e Punëve të Jashtme, ndërmerr një mori aktivitetesh të cilat orientohen në atë mënyrë që të ndikojnë negativisht kundër shtetit që ndërmerren, dhe atë si në planin e brendshëm duke shkaktuar pakënaqësi te popullata, ashtu edhe të jashtëm, duke ndikuar keq në imazhin ndërkombëtarë.

Ndër aktivitetet më kryesore që ndërmerren në këto raste po veçojmë: krijimi i pozitave agjenturore në nivele të larta qeveritare dhe opozitare; përkrahja e grupeve të caktuara që kundërshtojnë realitetin politik; nxitja dhe përkrahja e aksioneve terroriste; propaganda gri; propaganda e zezë; mbështetja e personaliteteve të caktuara me ndikim në jetën mediatike, kulturore fetare e sportive; ndihma organizatave që kanë ndikim në jetën publike të një vendi; mbështetja e bizneseve të papastra, nxitja e korrupsionit, mbështetja e krimit të organizuar, sulmet në sistemin monetar etj.

Zhvillimi në mënyrë metodike i këtyre operacioneve, do të ndikoi keq në jetën shoqërore të vendit të atakuar e të cilat, do të prodhojnë rrethana politike të pa këndshme për qeverinë vendase. Dhe për pasoj, kjo gjendje detyrimisht do të rezultojnë në atë që në kuadër të aksionit të fshehët quhet produkt final e që janë “bisedimet si formë e aksionit të fshehët”.

Aksionet e fshehta të Serbisë në Kosovë

Pas tërheqjes së ushtrisë dhe policisë së Serbisë nga Kosova, veprimi institucional i Serbisë në drejtim të Kosovës për një kohë të shkurtër pushon. Veprimet e kohëpaskohshme ishin sporadike dhe të orientuara në grumbullimin e informacioneve për atë se ç’farë po ndodhë në Kosovë. Qendra e Resorit të Sigurimit Shtetërorë (CRDB) për Kosovën ishte e vendosur në Nish dhe koordinonte veprimtarin zbuluese-informative nga Vranja, Prokupla dhe Rashka. Për shkak të lëvizjeve të kufizuara në drejtim të Kosovës, kontaktin me rezidenturat e rrjetit të informatorëve (spiunët) i mbante në rrugë alternative (në masë të madhe shfrytëzohej Maqedonia dhe rrjeti i informatorëve nga emigracioni shqiptar në perëndim). Mirëpo shumë shpejt lëvizja e shqiptarëve në drejtim të Serbisë filloi të shtohej, dhe kjo pengesë u eliminua. Dhe në këtë fazë, probleme teknike për veprim të shërbimit serb në Kosovë më nuk kishte.

Problemet ishin të natyrës politike. Për shkak të kaosit politik që ndodhej Serbia e pas bombardimeve, ende klasa politike nuk kishte një platformë të qartë politike se ç’farë duhej të bënte me Kosovën në të ardhmen. Duhet përmendur fakti se nga viti 1999 e deri më 2003, i vetmi institucion serb që nuk kishte shkëputur marrëdhëniet me Kosovën ishte Njësia për Operasione Speciale (JSO) si njësi ekzekutive e RDB, e cila udhëhiqej nga Millorad Ullemek Legija. E lidhur ngushtë me narkomafin-shqiptare të Kosovës, pjesëtarë të këtij formacioni vazhdonin ta vizitonin Kosovën, qoftë për qëllime zbuluese-informative qoftë për qëllime biznesi. (dy nga këta pjesëtar kishin humbur jetën në një aksident komunikacioni në magjistralen Ferizaj-Gjilan). Me pjesën më të madhe të drogës, që kjo njësi e përpunonte në laboratorin e saj në Stara Pazovë (dhe e dedikonte për tregjet evropiane), furnizohej përmes rrjetit të narko-bosëve kosovarë.

Pas përmbysjes së Millosheviqit, klasa politike që mori pushtetin (DOS), e që sa i përket çështjes së Kosovës kishte pikëpamje të njëjtë me vijën milosheviqjane, ndërroi formën e veprimit. Këta hoqën dorë nga metodat e përdorura deri më tani dhe preferuan që në funksion të fusin aksionet e fshehta.

Viti 2002 shënon intensifikimin e veprimeve të shërbimeve zbuluese në drejtim të Kosovës. Kjo ndodhë pas riorganizimit të shërbimeve si dhe vendimeve politike të qeverisë serbe për të mos hequr dorë nga Kosova si pjesë integrale e Republikës së Serbisë. Në këtë kohë, në kuluaret diplomatike dhe mediatike beogradase flitej haptazi për angazhimin e shërbimeve zbuluese nga Qeveria e Serbisë në aktivitetet ofensive në drejtim të Kosovës. Në kuadër të këtyre aktiviteteve përmendej i ashtuquajturi plan “Vjetnamizimi i Kosovës” që nënkuptonte futjen e shqiptarëve të Kosovës në konflikt me bashkësinë ndërkombëtare. Në këtë kohë, kjo shihej si e vetmja alternativë e kthimit të sërishëm të Serbisë në Kosovë.

Zyrtarisht paralajmërimet e para për fillimin e aksioneve të fshehta në drejtim të Kosovës i bën së pari Nebojsha Çoviq, zëvendës/kryeministër i Serbisë dhe shef i Qendrës koordinuese për Kosovën. Ai në intervistën dhënë gazetës “Vreme” të datës 4 prill 2002 deklaron se: “presim që me UNMIK-un të vendosin marrëdhënie të mira dhe pastaj do të futemi në diçka që është e pashmangshme, dialogut me shqiptarët. Pa këtë nuk ka zgjidhje të problemit të Kosovës”.

Paralajmërimi i dytë dhe shumë indikativ gjithashtu, bëhet nga Rade Bullatoviq drejtor i shërbimit të zbulimit serb (BIA), i cili në një konferencë për shtyp (e para dhe e fundit e këtij lloji), të mbajtur në selinë e BIA-së, deklaron se: “Gjatë këtij viti plani kryesorë do të jetë përcjellja e ngjarjeve në Kosovë”, dhe së fundit, ndër paralajmërimet më transparente ishte ai i bërë nga koloneli Momir Stojanoviq, i cili në cilësinë e shefit të shërbimit të zbulimit të ushtarak (VBA), për gazetën ‘Nedelni telegraf’ të janarit të 2004 deklaron se: “Vitin e kaluar ne kemi arritur që të ripërtërijmë, gjegjësisht të sigurojmë prezencën tonë operative në qendër të lëvizjes separatiste…”

Këto paralajmërime nga klasa politike e Kosovës, institucionet ndërkombëtare që administronin me Kosovën (UNMIK dhe KFOR), mediat dhe shoqëria civile u injoruan tërësisht. Dhe për pasoj ndodhën ngjarjet e marsit të vitit 2004, të cilat rrëzuan përtokë imazhin e Kosovës duke dhënë në arenën ndërkombëtare një fotografi për shqiptarët të cilën e kishte dizajnuar prej kohësh diplomacia serbe.

Për dy ditë sa zgjatën ngjarjet e marsit, diplomacia serbe “arriti” t’i barazoj ato me vrasjen e më se 15 mijë personave gjatë viteve 1998-99, të cilët në pjesë të madhe ishin civil; me vrasjet me torturë të tyre; me vrasjet në prezencë të familjarëve; me dhunimet; me djegien e shtëpive; me plaçkitjen e pasurisë dhe me dëbimet. Ndonëse nëpër forume dhe ndeja të ndryshme “patriotë” të ndryshëm krekoseshin se organizuan këto ngjarje, pak kush besonte, dhe akoma vazhdon të mos besojë se ngjarjet e marsit të 2004, ishin pjesë e aksioneve të fshehta të shërbimeve të zbulimit serbë dhe aleatëve të tyre që në këtë kohë vepronin në Kosovë në kuadër të UNMIK-ut,

Nga këto ngjarje politika serbe përfitoi shumë në arenën ndërkombëtare, dhe produkti ishin “bisedimet si formë e aksionit të fshehët” nga të cilat u nxor “Plani Ahtisaari” ku edhe pse Serbia nuk arriti ta ndal shpalljen e pavarësisë së Kosovës, arriti të siguroj prezencë të konsiderueshme të saj në Kosovë.

Aksionet e fshehta pas pavarësisë

Para se Kosova të shpallte pavarësinë, Serbia me vitin 2006 nxori kushtetutën në preambulën e së cilës decitivisht është e përcaktuar se “Krahina e Kosovës dhe e Metohisë është pjesë përbërëse e Serbisë …dhe se nga kjo pozitë e Krahinës së Kosovës dhe Metohisë burojnë obligimet kushtetuese të të gjitha organeve shtetërore që të përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e shtetit të Serbisë në Kosovë dhe Metohi në të gjitha marrëdhëniet e brendshme dhe të jashtme politike”. Kjo dispozitë kushtetues është e mjaftueshme për të kuptuar masën e angazhimit të shtetit serb në jetën tonë shoqërore. Me që de-jure sipas pjesës së parë kësaj dispozite, Kosova është territor i Republikës së Serbisë, ndërkohë që de-fakto, ajo nuk e kontrollon atë, pjesa e dytë e kësaj depozite, obligon të gjitha organet shtetërore që fusin nën sovranitet. Dhe natyrisht në përputhje me rrethanat, barrën për këtë e kanë shërbimet informative-zbuluese dhe ministria e jashtme.

Në këtë kuadër, duke e pas edhe si obligim kushtetues, shërbimet e zbulimit BIA dhe VBA, intensifikon veprimtarin e tyre kryesisht për të ndikuar negativisht në përditshmërinë tonë duke shkaktuar pakënaqësi te popullata dhe atë me qëllim që të prishet imazhi i Kosovës në arenën ndërkombëtare në mënyrë që të pengohen njohjet, dhe të krijohen situata që të fillojnë sërish bisedimet politike mes Kosovës dhe Serbisë. Prapa deklaratës së presidentit serb Tadiq, se “nuk është e ndershme që çdo herë shqiptarët të fitojnë atë që dëshirojnë e serbët të humbin” dhe planit të tij për “autonomi të Kosovës prej 1-100” të proklamuar ne verën e 2010, shihej kontinuiteti i veprimit drejt Kosovës për të marr atë çka mundë të merret ende në Kosovë.

Dhe në këtë fazë të gjitha përgatitjet janë për marrjen e pjesës veriore të Kosovës dhe heqjen nga agjenda të Luginës së Preshevës si parim të reciprocitetit të shkëmbimit të territoreve. Për këtë qëllim për një kohë të gjatë janë duke u zhvilluar aksione të fshehta të cilat orientohen në dy drejtime: Së pari, në atë të zhvillimit të operacioneve të “intensitetit të ulët”, me qëllim të përgatitjes së fazës së hapjes së një “Konflikti jokonvencional” i cili do të përqendrohet në taktikat jo të dhunshme, por edhe jo të ligjshme që kryesisht kishin të bënin me nxitje për të mos zbatuar ligjet e Kosovës, dhe së dyti, përshkallëzimi i situatës, në atë masë në mënyrë që të bëhej presion tek institucionet ndërkombëtare dhe vendore për fillimin e bisedimeve. Sulmet e kohëpaskohshme mbi Policinë e Kosovës, EULEX-in, vendosja e bombave, vrasjet e qytetarëve lojal të Kosovës (vrasja e Shefko Sallkoviqit), kërcënimet nga organizatat terroriste “Beli orlovi” dhe “Garda Ravnogorskog çetniçkokg Pokreta” janë pjesë e skenarit të organizuar nga shërbimet serbe të zbulimit.

Në anën tjetër agjentura serbe e akomoduar në institucionet shtetërore, në partitë politike, në media, në organizata joqeveritare është duke bërë punën e vet dhe me operacionet e saja e ka future qeverinë e vendit në rrjedhat e gabuara, të cilat në radhë të parë po shkaktojnë pakënaqësi të popullata dhe në radhë të dytë imazh të keq në arenën ndërkombëtare dhe në radhë të tretë, duke u marrë me vetveten harrohen interesat nacionale. Kriza institucionale, përçarjet në mes partive dhe brenda partive, mosfunksionimi i administratës, korrupsioni, propaganda gri, janë vetëm disa nga dhuratat që shërbimet serbe përmes agjentëve të tyre të kamufluar në “patriotë”, “intelektualë të pa varur”, “gazetarë të varur e të pa varur” në OJQ, në organizata bamirëse fetare etj., ia servojnë qeverisë së vendit. Përmes këtyre është arritur që delegacioni kosovarë të shkojë në bisedime me agjendë të imponuar nga pala serbe, me minimumin e kredibilitetit dhe pa i artikuluar qartë interesat nacionale që kanë të bëjnë me Luginën e Preshevës.

Natyrisht që në bisedimet e ardhshme delegacioni i Kosovës nuk do të pranojë ndarjen e pjesës veriore, por Serbia përmes aksioneve të saja do të mundohet që të përshkallëzojë situatën në veri në mënyrë që Kosova me një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare të ndodhet para aktit të kryer në ndarjes së pjesës veriore.

(Autori është analist i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë)

Në trend

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Boks
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori