LAJMI I FUNDIT:

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion tjetër në veri të Mitrovicës, ku ka gjetur dhe sekuestruar armë, pajisje për prodhimin e kriptovalutave dhe pajisje tjera të dyshimta.

Aksioni u realizua sot në rrugën “Kollashini” në veri të Mitrovicës, pas pranimit të një informate mbi dyshimet se në një lokacion ka mjete të dyshuara.

Policia ka njoftuar se dëshmitë e gjetura dhe të konfiskuar janë: Një armë e gjatë(pushkë ajrore), pesë kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave me pajisje përcjellëse, 42 minera për prodhim të kriptovalutave me pajisje përcjellëse, një shtëpizë e kompjuterit, një karikator i revoles, 14 fishek të revoles kalibri 9 mm, një radiolidhje, një kamerë vëzhgimi, një divijar, një vulë metalike dhe një letërnjoftim.


“Aparatet për prodhimin e kriptovalutave do t’i dorëzohen Doganës së Kosovës. Në vendin e ngjarjes nuk është hasur ndonjë person i dyshuar, mirëpo është identifikuar një person dhe i cili është me interes për Policinë që të intervistohet”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’.

Duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, Policia ka theksuar se vazhdon të mbetet e përkushtuar për ofrim të shërbimeve ndaj të gjithë komunitetit pa dallim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndonëse s’e njeh pavarësinë, Presidenca e Sirisë Osmanit i thotë presidente e Republikës së Kosovës

Ndonëse s’e njeh pavarësinë, Presidenca e Sirisë Osmanit i thotë presidente e Republikës së Kosovës

Lajme
Abdixhiku: Një kryetar i Kuvendit që nuk i ka 61 vota, nuk duhet të jetë fare në atë pozitë

Abdixhiku: Një kryetar i Kuvendit që nuk i ka 61 vota, nuk duhet të jetë fare në atë pozitë

Lajme
Osmani takon presidentin sirian: Takimi ynë i parë për të hapur kapituj të ri bashkëpunimi

Osmani takon presidentin sirian: Takimi ynë i parë për të hapur kapituj të ri bashkëpunimi

Lajme
Plaçkitën 420 mijë franga zvicerane nga bankomatët, tre kosovarë pranojnë aktakuzën

Plaçkitën 420 mijë franga zvicerane nga bankomatët, tre kosovarë pranojnë aktakuzën

Drejtësi
Dehari i VV-së deklarohet për formimin e qeverisë

Dehari i VV-së deklarohet për formimin e qeverisë

Lajme
Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së, i cili kishte shtatë plagë: Ramushi iu ka thënë shokëve çelni katër varre, se nuk dihet a shpëton

Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së, i cili kishte shtatë plagë: Ramushi iu ka thënë shokëve çelni katër varre, se nuk dihet a shpëton

Lajme
Kalo në kategori