Komuna e Fushë Kosovës ka ndërmarrë një aksion për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në fshatrat Sllatinë dhe Bardh i Madh.

Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka realizuar ndërhyrje konkrete për largimin e mbeturinave nga trotuaret dhe rrugët, me qëllim përmirësimin e kushteve për qarkullim dhe rritjen e nivelit të pastërtisë në këto zona.


Në terren ka qenë edhe drejtori i kësaj drejtorie, Izja Mjeku, i cili ka përcjellë nga afër ecurinë e punimeve dhe është angazhuar për mbarëvajtjen e aksionit.

Autoritetet komunale theksojnë se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në zona të tjera, në funksion të ruajtjes së ambientit dhe përmirësimit të kushteve për qytetarët. /Telegrafi/