Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca ku në rend dite ishte edhe votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Derisa filloi seanca, jashtë objektit të Kuvendit është mbajtur një aksion simbolik ku kërkohej tërheqja e këtij projektligji.


Me motot “ Tërhiqeni ligjin”, “Vlera të paqes e jo të luftës”, “Jo ligj që ma ndalon lirinë e shprehjes”, “I keni harru viktimat”, Organizata Youth Iniciative For Human Rights, kanë mbajtur aktivitetin simbolik përmes të cilave kërkuan tërheqjen e projektligjit për vlerat e UÇK-së.

Përfaqësuese e organizatës YIHR Kosovë, Trina Binaku, ka thënë se tërheqja nga votimi i Projektligjit për vlerat e UÇK-së meqë sipas saj kjo nuk i ndihmon që të sillet drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë.

Derisa ka shtuar se, ky i fundit përveç që cenon lirin e shprehjes dhe është në kundërshtim me Kushtetutën, nuk ndihmon në sjelljen e drejtësisë për viktimat e luftës.

“Sot YIHR Kosovë ka organizuar një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, për të kërkuar tërheqjen e projektligjit për vlerat e luftës së UÇK-së, për shkak që ky projektligj është edhe sot në votim. Ne mendojmë që përveç e cenon lirin e shprehjes dhe është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk ndihmon në sjelljen e drejtësisë për viktimat e luftës në Kosovë...Në rastin më të mirë mosvotimi prej deputetëve të Kosovës”, ka thënë ajo. /kp/Telegrafi/

121092279 3337018089748025 6702404450815003186 n

121095936 335080697562871 335196536024379579 n

121113234 783092402486886 6136149021458955041 n