LAJMI I FUNDIT:

Aksion në Shkup dhe Tetovë kundër shitjes joligjore të cigareve

Aksion në Shkup dhe Tetovë kundër shitjes joligjore të cigareve

Drejtoria e Doganave e Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Inspektoratin shtetëror të tregut, sot kanë realizuar dy aksione në Shkup dhe Tetovë, kundër shitjes joligjore të cigareve, duhanit të prerë dhe prodhime tjera nga duhani.

Qëllimi i aksionit, kumtuan nga Drejtoria e Doganave, ka qenë kontrolli dhe konfiskimi i prodhimeve, të cilat ilegalisht po shiten dhe paraqesin prodhime të akcizës.

“Dy aksionet paralelisht u realizuan në Shkup dhe Tetovë, me ç’rast në territorin e Komunës së Tetovës personat zyrtarë gjatë kryerjes së bastisjes janë sulmuar nga ana e disa njerëzve, të cilët janë të njohur për policinë dhe kundër tyre do të parashtrohet padi penale”, thuhet në. kumtesë.


Ndryshe, në dy aksionet janë konfiskuar 113 duhan i prerë dhe 415 kuti cigare.

Cigaret dhe duhani i prerë janë prodhime të akcizës, për të cilat paguhet akcizë, thuhet në kumtesën e Drejtorisë së doganave, e kur të gjenden në shitje me pakicë, duhet të shënohen me marka kontrolluese.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori