Gjithsej 125 zjarre janë regjistruar në rajonin e Kavadarcit brenda gjashtë muajve të këtij viti. Kjo u bë e ditur nga zjarrfikësit e Kavadarit, që janë përgjegjës edhe për Negotinën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me mbrojtjen nga zjarret, në Kavadar u realizua sot aksioni parandalues ''T'i mbrojmë pyjet nga zjarret''. Aksioni u realizua në rrugën Kavadar-Vari i Mushovit që çon kah pjesët pyjore të malit Kozhuf.


Me këtë rast u shpërndanë materiale propaganduese dhe edukative për shoferët dhe qytetarët që dalin në male për shëtitje dhe rekreacion./Telegrafi/