LAJMI I FUNDIT:

Aksion masiv për pastrimin e ambientit në Podujevë

Aksion masiv për pastrimin e ambientit në Podujevë

Në kuadër të iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën” në komunën e Podujevës është organizuar aksion i madh për pastrimin e ambientit dhe largimin deponive ilegale në qytet dhe fshatra, të cilit i është bashkuar edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu.

Aksionin për pastrimin e ambientit, në kuadër të iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën”, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, e ka vlerësuar si një nismë të mirë për mbrojtjen e ambientit.

“Ne si komunë kemi përkrahur këtë iniciativë me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të mira. Me këtë rast dua të shpreh një falënderim për të gjitha kompanitë private, të cilat përkundër angazhimeve të tyre, kanë vendosur që sot të jenë pjesë e aksionit për pastrimin e Podujevës”,tha Kryetari Veliu.


Po ashtu kryetari Veliu tha se Podujeva është ndër komunat më të mëdha për nga territori dhe si e tillë meriton të jetë e pastër. “Mirëpo kjo do të arrihet vetëm me vetëdijesim dhe bashkëpunim me kompanitë e grumbullimit dhe menaxhimit të mbeturinave që veprojnë në komunën e Podujevës”, tha kryetari Veliu.

Koordinatori i iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën” për komunën e Podujevës, Bujar Gimolli tha se aksioni është ndarë në dy pjesë: aksioni me vullnetarë, i cili është përqendruar tek Parku i Paqes në Podujevë dhe, aksioni i largimit të deponive ilegale në gjithë territorin e komunës së Podujevës.

Gjatë aksionit të sotëm janë larguar mbeturinat nga 20 deponi ilegale.

Aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën” është realizuar me angazhimin e vullnetarëve dhe kompanive “Bini”, “Vëllezërit Hyseni”, “Toifor”, “Vakal”, “Vëllezërit Sahiti”, “Batatina”, “Eing Com”, “Keni” dhe dy kompanitë për grumbullimin dhe menaxhimin e mbeturinave që veprojnë në Komunën e Podujevës “Pastrimi” dhe “Natyra”.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Prishtina
Kalo në kategori