LAJMI I FUNDIT:

Aksion gueril në UKM, kërkohet shkarkimi i Vankovskës për shkak të deklaratave në lidhje me aksidentin tragjik

Aksion gueril në UKM, kërkohet shkarkimi i Vankovskës për shkak të deklaratave në lidhje me aksidentin tragjik

Sot përmes një aksioni gueril në oborrin e Universitetit “Kirili dhe Metodi” (UKM) në mënyrë simbolike është kërkuar shkarkimi i profesoreshës së këtij universiteti, Biljana Vankovska.

Në disa fotografi të Vankovskës është shkruar fjala “përjashtim”, si reagim ndaj gjuhës së saj që përdori në lidhje me aksidentin tragjik të autobusit në rrugën Shkup-Tetovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të gjitha lajmet nga aksidenti tragjik në rrugën Shkup-Tetovë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga aksidenti tragjik në rrugën Shkup-Tetovë

Aksionin gueril e ka nisur Forumi Rinor Shqiptar.


“Nxitja e gjuhës së urrejtjes, me përmbajtje johumane dhe joetike nga profesoresha universitare, e cila është e obliguar për ngritjen e vetëdijes arsimore-akademike, është skandaloze dhe e papranueshme”, thonë nga FRSH.

Ata kërkojnë që organet kompetente urgjentisht të zgjidhin këtë problem, si dhe MPB-ja, Prokuroria dhe Rektorati të marrin masa ndëshkuese dhe të shkarkojnë profesoreshën Biljana Vankovska./Telegrafi/