LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti në Kroaci, avokati: Klienti nuk më tha se e kishte zënë gjumi, në mungesë të marrëveshjes nuk mund të ekstradohet në Kosovë

Aksidenti në Kroaci, avokati: Klienti nuk më tha se e kishte zënë gjumi, në mungesë të marrëveshjes nuk mund të ekstradohet në Kosovë

Shoferit të autobusit nga Kosova që u aksidentua në Sllavonski Brod të Kroacisë, ku si pasojë humbën jetën 10 pasagjerë – përfshirë edhe një shofer tjetër, sot i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Në anën tjetër është bërë e ditur se ai është dërguar në paraburgim nga frika se mund të arratiset nga vendi duke mos e pritur verdiktin përfundimtar, transmeton Telegrafi.

“Atij i është caktuar masa e paraburgimit nga frika se mund të largohet nga vendi. Ai është shtetas i Republikës së Kosovës, e Kroacia ka disa marrëveshje me Kosovën, por jo marrëveshje të ekstradimit të qytetarëve të saj – ndaj të cilëve janë ngritur vepra penale”, thuhet në kumtesën e prokurorisë kroate.


Shoferi kroat i autobusit tregon sesa duhet vozitur dhe pushuar gjatë udhëtimeve të gjata - flet edhe për vetaksidentin në Sllavonski Brod
Lexo po ashtu Shoferi kroat i autobusit tregon sesa duhet vozitur dhe pushuar gjatë udhëtimeve të gjata - flet edhe për vetaksidentin në Sllavonski Brod

Siç raportojnë mediat kroate, shoferi i autobusit do të vuaj dënimin në Kroaci, por ekziston mundësia që dënimin ta vuaj edhe në Kosovë. Ekziston një marrëveshje mes Kroacisë dhe Kosovës, por një kërkesë e tillë duhet të dërgohet nga institucionet përkatëse.

E prokurori i shtetit ka njoftuar se ka autorizuar edhe marrjen në pyetje edhe të disa dëshmitarëve që ishin në autobus. Këtë e ka bërë të ditur prokurori Mille Soldo.

Në anën tjetër, avokati mbrojtës i shoferit të autobusit, ka deklaruar se klienti i tij në asnjë moment nuk i ka thënë se atë e kishte zënë gjumi pranë timonit.

“Në asnjë moment nuk më ka thënë që ka fjetur”, ka shtuar avokati Igor Cishper. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori