LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti në Kroaci, 26 të lënduar lirohen nga spitali, 15 vazhdojnë të trajtohen

Aksidenti në Kroaci, 26 të lënduar lirohen nga spitali, 15 vazhdojnë të trajtohen
Foto: Arkiv

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se deri tani 26 të lënduar në aksidentin në Kroaci janë liruar nga spitali, ndërsa 16 të tjerë vazhdojnë të trajtohen.

Mehaj në një postim në Facebook shkruan se të liruarve dhe pjesës që do të lirohet së shpejti nga spitali do t’i ofrohet akomodimi dhe transporti për vendlindje përmes linjave ajrore nga Aeroporti i Osjekut.

Lexoni të plotë postimin e Mehajt:


“Të dashur qytetarë,

Edhe dje si dhe gjatë orëve të mbrëmjes, kam qenë në kontakt të përhershëm me autoritetet kroate të mbrojtjes, si dhe koordinim të plotë me ministrin Sveçla dhe ministrin Vitia.

Atasheu ynë, kolonel Hoxha gjatë tërë kohës ka qenë në angazhim të plotë dhe vazhdimisht më ka njoftuar mbi procesin e menaxhimit të rrethanave të krijuara pas tragjedisë.

Deri tash 26 nga të lënduarit janë liruar, kurse 15 janë ende në trajtim në spital nga të cilët vetëm një është në gjendje të rëndë.

Të liruarve dhe pjesës që do të lirohet së shpejti nga spitali do t’i ofrohet akomodimi dhe transporti për vendlindje përmes linjave ajrore nga Aeroporti i Osjekut.

Deri në fund, do të jemi pranë familjeve që humbën më të dashurit e tyre dhe tanë si dhe pranë të lënduarve.

Ky është misioni ynë dhe kjo është detyra jonë.

Me këtë rast, shpreh mirënjohje dhe falënderimin e thellë për miqtë e mi, ministrat Banozic dhe Bozinovic dhe të gjitha autoritetet shtetërore dhe lokale të Republikës së Kroacisë të cilët bënë më të mirën për të menaxhuar këtë tragjedi që e ndjenë të përbashkët.

Miqësia dhe aleanca me shtetin dhe popullin kroat është e natyrshme dhe ashtu do të jetë gjithmonë!”, shkruan Mehaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori