LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti me fatalitet në Podujevë, në mesin e të lënduarve edhe një shtetas i Austrisë

Aksidenti me fatalitet në Podujevë, në mesin e të lënduarve edhe një shtetas i Austrisë

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje të reja lidhur me aksidentin me fatalitet që ndodhi mëngjesin e djeshëm në rrugën Podujevë-Prishtinë.

Sipas policisë, në këtë aksident tre persona kanë humbur jetën, dy në vendin e ngjarjes dhe një tjetër gjatë trajtimit në QKUK.

Policia bënë të ditur gjithashtu se në mesin e të lënduarve është edhe një shtetas i Austrisë.


Vdes edhe personi i tretë i aksidentuar dje në rrugën Prishtinë-Podujevë
Lexo po ashtu Vdes edhe personi i tretë i aksidentuar dje në rrugën Prishtinë-Podujevë

“Në rrugën nacionale Podujevë–Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale, në të cilin kanë qenë të përfshira tri vetura me targa vendore. Si pasojë e aksidentit dy meshkuj kosovarë kanë vdekur në vendin e ngjarjes dhe një tjetër gjatë trajtimit në QKUK, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe 8 persona tjerë meshkuj, 7 prej tyre kosovarë dhe një shtetas i Austrisë”, thuhet në raport.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore dhe ndihmës së shpejtë ka dalë edhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori