Një përplasje mes dy kamionëve ka shkaktuar një sërë përplasjesh tjera në një autostradë të Italisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, si pasojë, kanë gjetur vdekjen dy persona dhe raportohet për të tjerë të lënduar.


incidente a21 d  1

Në aksidentin ku thuhet se janë përfshirë dhjetëra automjete - në vendngjarje kanë dalë disa ekipe zjarrfikëse.

Siç raportohet më tej, mes automjeteve të përfshira ishte edhe një autobus me dhjetë turistë në bord.

incidente autostrada a21 bis

Ekipet e zjarrfikësve nga Brescia dhe Kremona ishin në vend dhe nxorën shumë njerëz nga rrënojat.

Por në momentin e aksidentit, mjegulla e dendur ishte vendosur mbi zonë dhe vështirësoi operacionet e shpëtimit.

Autostrada u mbyll në të dy drejtimet midis Kremona-s dhe Manerbio-s. /Telegrafi/