Sot (4 gusht) në mëngjes ka ndodhur një aksident zinxhiror ku janë përplasur katër vetura.

Telegrafistat na informojnë se nga aksidenti nuk ka qenë fatal për jetën e pjesmarrësve në aksident por i njejti ka kaluar vetëm më dëme materiale.


Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Zajazit, më saktësisht në fshatin Kolari në rrugën Gostivar-Kërçovë.

Përndryshe, kjo rrugë sipas Policisë së Maqedonisë para disa ditëve u shpall si një ndër rrugët më të rrezikshme për qytetarët pasi në këtë aks janë regjistruar qindra aksidente brenda vitit. /Telegrafi/

Aksident Kolari 1

Aksident Kolari 2

Aksident Kolari 3