LAJMI I FUNDIT:

Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, 60-vjeçari nga Kosova përplas për vdekje këmbësorin në afërsi të Kukësit

Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, 60-vjeçari nga Kosova përplas për vdekje këmbësorin në afërsi të Kukësit

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar në orën 20:00 në Rrugën e Kombit në afërsi të qytetit të Kukësit.

Një automjet me targa të Kosovës, po udhëtonte në drejtim të doganës së Morinit ka përplasur këmbësorin me iniciale H.B rreth 70 vjeç.

Nga goditja e fortë i moshuari është përplasur me xhamin e parë të automjetit e për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Forcat e policisë së bashku me ambulancën janë në vendngjarje.


Ndërsa grupi hetimor ka shoqëruar në komisariatin e Kukësit drejtuesin e automjetit dhe po vijon hetimet e shkakut të aksidentit fatal. Pas aksidenti njëra korsi e autostradës ka qëndruar e mbyllur duke shkaktuar trafik të rënduar e radhë kilometrike në “Rrugën e Kombit”.

“Kukës/informacion paraprak: Në autostradën Kukës-Morinë, në vendin e quajtur “Fushorja e Uzinë”, automjeti që drejtohej nga shtetasi S. D.  60 vjeç, banues në Kosovë, dyshohet se ka aksidentuar shtetasin H. B., rreth 74 vjeç,(këmbësor), i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit shtetasi S. D., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori