Një tragjedi ka ndodhur në fshatin Sllatinë të komunës së Tearcës.

Një motoçikletë është përplasur me një traktor, ndërsa si pasojë ka ndërruar jetë djaloshi i cili drejtonte motoçikletën, informon NMK-Post.


Aksidenti ka ndodhur sonte rreth orës 21:00.

Jozyrtarisht mësohet se i ndjeri është i moshës 18-19 vjeçare, ndërsa kishte ardhur për pushime në vendlindje nga Danimarka.

Pjestarët e Policisë nga Sektori për Punë të Brendshme - Tetovë, kanë dalur në vendngjarje ndërsa hollësi për rastin pritet të jepen gjatë ditës së nesërme.