SPB Tetovë njofton se në rrugën Tetovë-Pirok, në afërsi të fshatit Pallçishti i Poshtëm ka ndodhur një aksident në të cilën është lënduar dy persona

"Më 15.03.2026 në orën 14:18, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Pirok, në afërsi të fshatit Pallçishti i Poshtëm, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh "BMW" me targa të Tetovës, i drejtuar nga D.R. (50) nga fshati Pallçishti i Epërme, Tetovë, dhe një motoçiklete me targa të Tetovës, e drejtuar nga A.I. (22) nga fshati Pallçishti i Poshtëm.


Motoçiklisti në aksident ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa pasagjeri i tij nëntëvjeçar nga fshati Pallçishti i Poshtëm ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konfirmuar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Një ekip inspektimi nga Shërbimi i Sigurisë Publike të Tetovës ka kryer një inspektim", thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/