Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Dubravë të Istogut.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Xhevat Ibra.


"Mund të ju konfirmoj se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Dubravë rreth orës 17:00, ku janë lënduar katër persona. Në aksident janë përfshirë dy vetura", tha ai.

Kujtojmë se ​Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë lansuar ditë më parë fushatën vetëdijësuese “10 rregullat e arta të sigurisë rrugore”, me qëllim të sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafik./Telegrafi/

67541991 321841672032621 1419872564074774528 n

67713538 682096608881797 570993679842410496 n