Aksident i tmerrshëm në Maqedoni, lëndohet një foshnje katërvjeçare!

Një fëmijë katërvjeçar është lënduar në një aksident në aksin Veles-fshati Izvor.
Aksidenti ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 8:50 ndërsa nga policia e Velesit merret vesh se vetura ''Fiat Punto'' e drejtuar nga 33 vjeçari T.M nga Jabollçishtja e epërme është përplasur keq me veturën ''Mitsubishi'' e drejtuar nga personi M.S 26 vjeç.
Fëmija katërvjeçar ka qenë duke udhëtuar në veturën ''Fiat Punto''.
I njejti është drejtuar për në klinikat e Shkupit si pasojë e lëndimit serioz.
Policia dhe gjykatësi hetues kanë dalë në vendin e ngjarjes për të gjetur fajtorin dhe për të pastruar terrenin. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































