Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Koreticë, saktësisht te vendi i njohur si “Kroi i mbretit”.

Sipas Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë tri vetura.


xa1

Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor, shkruan KP.

xa2

Njësitet policore të trafikut kanë dalë në vendngjarje dhe po merren me rastin.

xa3

Policia nuk ka bërë të ditura shkaqet që kanë çuar deri te aksidenti. /Telegrafi/