Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:10 në zonën e Tapizës në afërsi të Krujës.

Ngjarja ka ndodhur si shkak i përplasjes së dy automjeteve, ku si pasojë ka humbur jetën një grua 69-vjeçare, drejtuese e njërës makinë. Ndërkohë është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit tjetër, 33 vjeç.


Njoftimi i policisë:

Rreth orës 06:10, në Tapizë, automjeti me drejtues shtetasin V. Z., 33 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 69 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 69-vjeçarja, ndërkohë shtetasi V. Z, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.