Një aksident i rëndë ka ndodhur në shtetin slloven, ku raportohet edhe për viktima.

Në magjistralen Pomurska, në drejtim të Mariborit, ka ndodhur një aksident i rëndë në të cilin kanë humbur jetën së paku tre persona.


Nuk dihet ende numri i saktë i të lënduarve, ndërsa sipas informacioneve fillestare në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, i cili ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur, shkruan 24ur.

1675411557 789d9b49304712e7ccad74e781524aa1  1

Momentalisht ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti që shkaktoi viktima.

Hetimet në vendngjarje janë ende duke vazhduar ndërsa më shumë informacione do të jepen pas orës 13:00.

Autostrada Pomurska, në drejtim të Mariborit aktualisht është e mbyllur për trafik, shkruan Qendra për Trafik dhe Informim. /Telegrafi/

1675411633 ecdc5baa6dca5098f7c001e924c21511  1

1675411690 f2dfbf704c443e1b1fd9726dd20a8d24  1