Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Pejë-Gjakovë në fshatin Hereq.

Sipas pamjeve të publikuara në Facebook, shihet se janë përfshirë tri vetura.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

"Mbrëmë rreth orës 23:25 në fshatin Hereq komuna e Gjakovës ka ndodhur aksident trafiku mes tri veturave, ku përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, ndihmë mjekësore kanë kërkuar katër persona", ka thënë Elezaj.

Ai ka shtuar se njësia rajonale e komunikacionit rrugor i është përgjigjur rastit  si dhe është njoftuar prokurori kompetent. /Telegrafi/

301933048 493812842749981 5610031842193394112 n

301832379 493812876083311 9152959991886526454 n