LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në Lezhë, pesë të lënduar

Aksident i rëndë në Lezhë, pesë të lënduar

Një aksident i rëndë rrugor, me pesë persona të lënduar, ka ndodhur orët e vona të së hënës në aksin rrugor Milot-Lezhë, mbi urën e lumit Mat.

Sipas policisë, një automjet tip Ford Focus dhe një tip Golf, janë përplasur me njëri-tjetrin në afërsi të urës së Matit.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, për të ofruar ndihmën e shpejtë, ndërsa shtetasit A.I. 26 vjeç, A.I. 67 vjeç, dhe A.T. 24 vjeç, të tre nga Shkodra, janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.


Dy të tjerët që udhëtonin me mjetin tip Golf, K.F. 34 vjeç e A.F. 33 vjeçe, janë banues në Tiranë dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet, për ndihmë më të specializuar, por edhe këta janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia po heton edhe për shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit rrugor, ku kushtet e rënduara të motit dyshohen si shkaktari paraprak. /TCH /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori