Në një aksident të rëndë trafiku në autostradën B247 në Bad Langensalc të Gjermanisë, shtatë persona humbën jetën, kurse tre tjerë pësuan lëndime të rënda.
“Në aksident u përfshinë tri vetura, BMW, Volkswagen dhe Mercedes”, tha Sandra Knopf nga qendra operative për Bild.
Sipas saj, një veturë ishte futur në anën e kundërt, dhe ishte përplasur me vetura që vinin direkt me shpejtësi të madhe.
Të dy këto vetura të aksidentuara u përfshinë nga zjarri, kurse zjarri e bëri të vetën, duke i bërë shkrumb e hi.
Ekipet e zjarrfikësve nuk kanë arritur që të ndihmojnë personat e përfshirë në aksident, ku si pasojë janë djegur për vdekje gjashtë persona.
E sipas qendrës operative, në mesin e viktimave janë edhe disa persona të rinj në moshë. Që të gjitha viktimat humbën jetën në veturat e tyre. /Telegrafi/