LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në autostradën “Arbën Xhaferi”, humb jetën një 9 vjeçare

Aksident i rëndë në autostradën “Arbën Xhaferi”, humb jetën një 9 vjeçare

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:25 në autostradën “Arbën Xhaferi” segmenti rrugor Prishtine -Lipjan në KM e 5të, me ç’rast një vjazë e moshës 9 vjeç ka humbur jetën.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Hoxha ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjeteve civile.


“Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.  Rreth orë 04:20, një person femër pasagjere (viti i lindjes 2013) ka ndërruar jetë në emergjencë dhe me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në mjekësi Ligjore për Autopsi”, ka thënë Hoxha.

Ai ka shtuar se me vendim të prokurorit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje, per procedura te metejme ligjore.

Hoxha ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik në veçanti drejtuesit e automjeteve të jenë më te kujdesshëm gjatë vozitjes, të respektojnë rregullat dhe shenjat në trafik, të shmangin vozitjen apo qarkullimin në rrugë kur janë të lodhur apo pa gjumë, si dhe mos të vozisin nën ndikimin e alkoolit.

“Përdorimi i telefonave mobil gjatë vozitjes vlerësohet të jetë mjaft i rrezikshëm dhe ndalohet rreptësishtë përdorimi i tij gjatë drejtimit të automjetit. Humbja e jetëve njerzore mbetet një shqetsim i madh për policinë dhe qyetarët në pergjithësi, prandaj kërkohet kujdes i madh ne trafik nga të gjithë për të shmangur rastet e tilla”, tha Hoxha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori