Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një  aksident trafiku që ka ndodhur ditën e premte në Shtime.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:21.


"Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar tre femra dhe një mashkull kosovarë, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Ferizajt", thuhet në raportin e Policisë. /Telegrafi/