Aksident në Shkup, lëndohet një polic

SPB Shkup mbrëmë ka raportuar se në ora 20:45 në rrugën “Vlladimir Polozhanovski” ka ndodhur një aksident në komunikacion në mes të automjetit “BMW” me targa të Shkupit i drejtuar nga P.B. (33) nga Shkupi dhe automjeti "Volkswagen Polo" me targa të Shkupit, pronë e MPB-së.
Në aksident polici i cili drejtonte automjetin ka pësuar lëndime, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”.
Në vendin e ngjarjes janë kryer kontrolle në SPB Shkup./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/12/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































