Aksident në Shkup, automjeti godet një këmbësorë

Një veturë “Mercedes” ka goditur sonte një këmbësor në bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Cementarës. Dëshmitarët e ngjarjes tregojnë se personi i goditur është dërguar në spital me autoambulancë. Për momentin nuk dihet gjendja e tij shëndetësore e as lloji i lëndimeve, njofton "MakFax".
Korsia ku ka ndodhur aksidenti është e mbyllur për qarkullim, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje. Në pritje është grupi hetimor, i cili do të duhet të përcaktojë shkaqet e aksidentit.
Nga MPB theksojnë detaje për rastin do të jepen pas hetimeve./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/02/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































