Aksident në rrugën Gjilan-Kamenicë, tre të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së premtes në fshatin Dobërqan, në rrugën Gjilan-Kamenicë.
Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Është aksident mes dy automjeteve ka ndodhur në orët e mëngjesit. Tre persona janë lënduar lehtë. Janë shkaktuar dëme materiale. Policia ka dalur në vendin e ngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit”, tha Hashani. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/12/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































