Aksident në rrugën Ferizaj-Prishtinë, lëndohet një këmbësor

Një këmbësor ka marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 10:40, në rrugën Ferizaj-Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 10:40, në rrugën Ferizaj -Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasoj, këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/05/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































