Aksident në Lipjan, lëndohen katër shtetas të Maqedonisë

Një aksident trafiku në mes dy automjeteve ka ndodhur në udhëkryqin Lipjan - Janjevë, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj dhe dy femra, shtetas Maqedonisë.
Të lënduarit janë dërguar në QKUK dhe pas pranimit të ndihmës mjekësore, të njëjtit janë liruar.
Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/03/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































