Aksident në Konjuh të Lipjanit, vdes një person

Në fshatin Konjuh të Lipjanit dje në orët e hershme të mëngjesit raportohet se si pasojë e një aksidenti rrugor, një nga personat e përfshirë në aksident, për shkak të lëndimeve të marra ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në veturën e tipit “Alfa Romeo” gjendeshin tre persona.
“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me veturën Alfa Romeo, për shkaqe të panjohura është aksidentuar, me ç’rast ngasësi dhe dy pasagjerë meshkuj K-Shqiptarë kanë pësuar lëndime trupore. Viktimat dërgohen në QKUK-Prishtinë dhe si pasojë e lëndimeve të marra njëri prej tyre ndërron jetë”, njofton Policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Nga
Telegrafi
01/06/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































