Aksident në hyrje të Sarandës, automjeti përplas motoristin

Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në hyrje të qytetit të Sarandës.
Ngjarja është shënuar në Qafën e Gjashtës, ku një motor është përplasur me automjet.
Shoferi i motorit është plagosur rëndë dhe ndodhet në spital duke marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor, raporton Euronews Albania.
Ende nuk ka të dhëna për shkakun e aksidentit, por mungesa e trafikndarëseve në këtë segment, e ka kthyer shpesh këtë rrugë në vendngjarje aksidentesh. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/03/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































