Aksident i rëndë mes një veture dhe autobusi në Dollc të Klinës, disa persona të lënduar
Sot në orët e mëngjesit ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një veture dhe një autobusi në fshatin Dollc të Klinës, ndërkaq si pasojë disa persona janë lënduar.
Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës o6:10 policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në Dollc të Klinës. Ka disa persona të lënduar, ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë”, tha Gashi.
Lajmi në përditësim. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























