Katër persona kanë marrë lëndime trupore sot në një aksident i cili ndodhi në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Mitrovicë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.


Sipas tij, në këtë aksident kanë marrë pjesë katër vetura.

“Aksident trafiku me lëndime  i shkaktuar në  rrugën ‘Dëshmorët  e Kombit’ në Mitrovicë. Në aksident janë përfshirë katër automjte. Përveq dëmeve materiale lëndime kanë pësuar katër persona”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/