LAJMI I FUNDIT:

Aksident mes dy autobusëve në New York, të paktën 80 persona të lënduar

Në një përplasje mes dy autobusëve, njëri prej të cilëve ishte dykatësh, 80 persona u plagosën mbrëmë në New York, njoftuan zyrtarët e shërbimeve të urgjencës.

Përplasja ndodhi rreth orës 19:00 të ditës së kaluar, tha zëvendës shefi i Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit njujorkez, Kevin Murphy.

Sipas njoftimeve zyrtare, disa të lënduar kanë të prera, të mavijosur, thyerje të eshtrave dhe lëndime në kokë dhe qafë.

Megjithatë, siç kanë thënë ata, askush nuk ka lëndime të rrezikshme për jetën, raporton nypost.

Përveç të lënduarve që u dërguan në spitale, në vendngjarje mjekët kanë ekzaminuar edhe gjashtëdhjetë pasagjerë të tjerë.

Ndryshe, nuk dihet ende se si ka ndodhur përplasja gjersa autoritetet amerikane kanë nisur hetimet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Turqia
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Evropa
Trump ngrin kartelat bankare të punonjësve federalë

Amerika
Dënim me vdekje, burri nga Karolina e Jugut në dilemë – nuk di nëse dëshiron të mbytet nga skuadra e pushkatimit apo injeksioni vdekjeprurës

Kalo në kategori