Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në orët e pasdites në fshatin Arllat të Drenasit.

Aksidenti ka ndodhur kur një automjet transportues - kamionet është rrokullisur në rrugën lokale, rreth 300 metra larg kyqjes në autostradën Prishtinë-Pejë, raporton Telegrafi.


Sipas fotografive të siguruara nga Telegrafi në vendin e ngjarjes, shihet se automjeti i rrokullisur ka pësuar dëmtime të mëdha, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse në këtë aksident ka viktima apo të plagosur.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaktarët e aksidentit. /Telegrafi/

arllat11

arllat22

arllat33