Aksident i tmerrshëm në një autostradë të Turqisë - përplasen tre kamionë, pastaj përfshihen nga flakët

Një aksident zinxhiror mes tre kamionëve ka ndodhur në autostradën Tarsus-Adana-Gaziantep (TAG), pranë daljes Gaziantep Perëndim.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, përplasja shkaktoi menjëherë zjarr në njërin prej kamionëve, i cili më pas u përhap edhe te dy të tjerët.

Ekipet zjarrfikëse arritën të vinin situatën nën kontroll pas disa minutash dhe shuan plotësisht flakët.
Për fat të mirë, nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Trafiku u bllokua për më shumë se një orë, duke shkaktuar radhë të gjata në të dy drejtimet.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































