Aksident i rëndë trafiku në Llaushë të Skenderajt, lëndohen dy persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Llaushë të Skenderajt.
Sipas pamjeve të publikuara shihet se në aksident janë përfshirë një kamionë dhe një veturë.
Të dy automjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale, ndërsa kamioni shihet edhe është rrokullisur pas përplasjes.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka bërë të ditur se dy persona janë lënduar.
"Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 13:25, në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Llaushë. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura, përveq dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy persona", ka deklaruar Zahiti. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































