Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Rastavicë të Deçanit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.


Gashi ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:10 ku janë përfshirë dy vetura.

“Si pasojë e aksidentit është lënduar një person i cili ka marrë trajtim mjekësor në QKMF-në në Deçan”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se me shkaqet e aksidentit po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/