LAJMI I FUNDIT:

​Aksident me fatalitet, një i vdekur në Rekë të Mitrovicës

​Aksident me fatalitet, një i vdekur në Rekë të Mitrovicës

Një aksident trafiku me pasojë fataliteti ka ndodhur sot rreth orës 16:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë, përkatësisht në Rekë të Mitrovicës.

Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për Rajonin e Mitrovicës ka thënë për Telegrafin se 67- vjeçari që ishte ngasës i motoçikletës nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve.

“Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës – viktima N. Z., 67- vjeçar”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/