LAJMI I FUNDIT:

Akrobacionet e reja spektakulare të Damien Walters

Akrobacionet e reja spektakulare të Damien Walters

Damien Walters u bë i famshëm falë videove me akrobacionet e tij të pabesueshme të cilat i postoi në YouTube. Kështu videoja e tij me titull “Damin Walters Showreel 2009” është klikuar nga më shumë se 7 milionë njerëz.

Damien Walters ka postuar një video të re, në të cilën ai ka prezantuar akrobacionet e veta. Edhe ky klip u popullarizua shpejtë dhe vetëm për disa ditë atë e panë 1.3 milionë njerëz.

Damin (27 vjeçar) është kaskader profesional dhe trajner i gjimnastikës. Pasi që e vërejtën kaskaderët e Jackie Chan, ai më nuk merret me gjimnastike dhe momentalisht po punon si kaskader profesional i filmave. /Telegrafi/