Aleanca Kosova e Re do të vazhdojë tubimet me qytetarët në komunë e Gjilanit. Para gjilanasve presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli do të shpalosë programin qeverisës.

AKR do të ketë tubim edhe me banorët e Hajvalisë në Prishtinë.


Njoftimi i plotë:Ju njoftojmë që sot, me datë 02.10.2019, Aleanca Kosova e Re, do të shpalosë programin e saj politik para qytetarëve të Gjilanit. Marrin pjesë Presidenti Pacolli dhe kandidatët për deputet. Tubimi mbahet në Teatrin e Qytetit, nga ora 18:00. Po ashtu, sot do të mbahet edhe një takim me qytetarë në Hajvali, në Restaurant ODA, duke filluar nga ora 20:00. /Telegrafi/