LAJMI I FUNDIT:

AKR: Pas zgjedhjeve e kemi konsideruar largimin e Dushit

AKR: Pas zgjedhjeve e kemi konsideruar largimin e Dushit

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka njoftuar se dorëheqja e Edmond Dushit është e pakuptimtë, pasi ai veçse ishte i shkarkuar shumë kohë më parë, për shkak se kishte marrë vetëm 400 vota në zgjedhjet e fundit.

Kështu thuhet në komunikatën e AKR-së të dërguar për media:

Në këtë njoftim thuhet se AKR-ja dëshiron të sqarojë opinionin publik dhe veçanërisht elektoratin e AKR-së ne Gjakovë lidhur me shkarkimin e Edmond Dushit.


“Pas rezultatit dëshpërues që Edmond Dushi ka treguar në zgjedhjet e fundit si kandidat i AKR-së ne Gjakovë, menjëherë pas zgjedhjeve AKR duke parë atë rezultat, ka vleresuar se Dushi nuk mund të vazhdojë të udhëheqë këtë degë të rëndësishme të AKR-së, prandaj menjëherë pas zgjedhjeve e kemi konsideruar largimin e tij të domosdoshëm”, thuhet në njoftimin e kësja partie.

Sipas partisë së Pacollit, dorëheqja e tanishme e tij është e pakuptimtë pasi ai veçse ishte i shkarkuar shumë kohë më parë për shkak se kishte arritur vetëm 400 vota në zgjedhjet e fundit.

“AKR në Gjakovë është në proces të brendshëm zgjedhor dhe duam të garantojmë votuesit tonë se kjo degë do të fuqizohet dhe zgjerohet edhe më shumë në ditët në vazhdim”, përfundon komunikata. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Kalo në kategori