LAJMI I FUNDIT:

AKR nuk ishte në dijeni për dorëheqjen e Rrahim Pacollit

AKR nuk ishte në dijeni për dorëheqjen e Rrahim Pacollit

Sekretari Organizativ i Aleancës Kosova e Re (AKR) Rrahim Pacolli, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet dhe nga partia, por në AKR thonë se nuk dinë asgjë për dorëheqjen e tij.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re (AKR), Vesel Makolli ka thënë për Telegrafin se nuk kanë qenë të informuar për largimin e Rrahim Pacollit nga partia.

“Në media e kuptova që është larguar. Nuk kemi qenë të informuar. Arsyet e dorëheqjes nuk i dimë”, tha shkurtimisht Makolli.


Ndryshe, Rrahim Pacolli përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Sekretarit Organizativ të AKR-së si dhe nga partia.

Rrahim Pacolli braktis AKR-në
Lexo po ashtu Rrahim Pacolli braktis AKR-në

Ai në shkrimin e bërë ka thënë se vendimin e ka marrë për arsye personale. /Telegrafi/