LAJMI I FUNDIT:

AKR mban mbledhje, nuk diskuton për çështjen e ministrit të MPB-së

AKR mban mbledhje, nuk diskuton për çështjen e ministrit të MPB-së

Aleanca Kosova e Re në orët e pasdites ka mbajtur një mbledhje në të cilën është diskutuar për gjendjen aktuale në këtë parti.

Kryetari i Kuvendit të kësaj partie, Fatmir Matoshi ka thënë për Telegrafin se kjo mbledhje tashmë ka përfunduar.

Ai ka treguar se gjatë kësaj mbledhje nuk është diskutuar fare për çështjen e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj i cili u shkarkua nga kjo pozitë e as për emrin e ri që pritet të vije në krye të kësaj ministrie.


“Mbledhja tashmë ka përfunduar, në rend dite nuk e kemi pasur çështjen e ministrit fare. Kemi diskutuar për degët e AKR-së si dhe kemi themeluar disa komisione”, ka thënë Matoshi.

Kujtojmë se javën e kaluar kryeministri Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga detyra e ministrit të MPB-së, Flamur Sefajn i cili vinte nga subjekti politik AKR.

Ndërkaq, sot gjatë ditës në media është thënë se AKR, postin e ministrit të MPB-së ia ka ofruar Florian Qehajës i cili vjen nga shoqëria civile, mirëpo një lajm të tillë zyrtarët në AKR e kanë cilësuar si spekulim mediatik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori